Sot fillojnë bisedimet për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Iraku

Bisedimet midis qeverisë së Irakut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për praninë ushtarake të administratës së Uashingtonit në këtë vend do të fillojnë sot.

1432615
Sot fillojnë bisedimet për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Iraku

Anëtari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Asamblenë e Irakut, Amir al-Faiz bëri një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolli” (AA) mbi negociatat që do të fillojnë sot.

Duke deklaruar se negociatat midis Bagdadit dhe ShBA-së do të zhvillohen përmes telekonferencës, al-Faiz tha se në bisedime do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministritë e Mbrojtjes, Brendshme, Naftës, Financave dhe Punëve të Jashtme.

Raundi i parë i negociatave midis Bagdadit dhe Uashingtonit do të fillojë sot dhe do të zgjasë 2 ditë.

Parlamenti irakian më 5 janar kishte marrë një vendim për largimin e forcave amerikane nga Iraku. Ndërsa përgjegjësinë për zbatimin e këtij vendimi Parlamenti ia kishte dhënë qeverisë.

 


Lajme të ngjashme