Libi – Forcat e qeverisë neutralizuan të paktën 10 milicë të Haftarit në Sirte

Në tre operacione që Forcat Ajrore kryen në qytetin Sirte janë shkatërruar një top, një autoblindë dhe dy makina të armatosura, ndërsa u neutralizuan 10 pjesëtarë të milicisë së Haftarit.

1431068
Libi – Forcat e qeverisë neutralizuan të paktën 10 milicë të Haftarit në Sirte

Në sulmet ajrore të ushtrisë libiane të kryera në qytetin Sirte u neutralizuan të paktën dhjetë pjesëtarë të milicisë së liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit Halifa Haftar.

Sipas deklaratës së bërë në llogarinë zyrtare në median sociale të operacionit “Burkan Al-Gadab”, zëdhënësi i Ushtrisë së Libisë, koloneli Muhamed Kununu bëri të ditur se në tre operacione që Forcat Ajrore kryen në qytetin Sirte janë shkatërruar një top, një autoblindë dhe dy makina të armatosura, ndërsa u neutralizuan 10 pjesëtarë të milicisë së Haftarit.

Forcat legjitime gjithashtu rrëzuan një dronë të armatosur të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat mbështesin milicët e Haftarit.

Ushtria Libiane të shtunën njoftoi fillimin e një operacioni të ri të koduar “Rrugët e Fitores” për çlirimin e qytetit Sirte dhe të bazës ajrore ushtarake Xhufra me rrethinë, ndërsa bëri të ditur se është çliruar vendbanimi Viske në perëndim të qytetit Sirte.

Ndërkaq në qytetin Terhune, u gjet një depo me sasi të madhe të minave të braktisura nga milicët e Haftarit.

Ndërkohë, Kryeministri libian, Fayiz es-Serraj u takua me Shefin e Shtabit të ushtrisë libiane, Muhamed Ali Sharif dhe komandantët e ushtrisë, të cilët vazhduan të korrin fitore ndaj puçistit Haftar.

Serraj me zyrtarët ushtarakë bëri vlerësime lidhur me masat e sigurisë të marra në zonat e çliruara, kërcënimet e mundshme dhe situatën në zonë.

 


Lajme të ngjashme