Borrel në lidhje me vrasjen e Floyd: Dënojmë çdo lloj racizmi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell u shpreh në lidhje me vdekjen e George Floyd, që humbi jetën si pasojë e dhunës së policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1428140

“Të gjitha shoqëritë duhet të jenë të ndjeshme ndaj përdorimit të tepërt të forcës dhe duhet përgjigjur me respekt për sundimin e ligjit, të drejtave të njeriut dhe lirive në ngjarje të tilla", u shpreh Borell.

“Dënojmë çdo lloj racizmi” tha ai dhe theksoi se mbështesin të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë të lirë.

George Floyd në moshën 46-vjeçare, ndërkohë që u ndalua ditën e martë nga ana e policëve të Mineapolisit me dyshimin për mashtrim, ishte lutur prej shumë minutash se “nuk merrte frymë”, pasi një polic kishte vënë gjurin në fytin e tij për një kohë të gjatë. 

Floyd humbi jetën në spital dhe videot e regjistruara gjatë ngjarjes me anë të celularëve kishin ngjallur reagim të madh në median sociale.

Pamjet kishin nxitur edhe një herë debatet në vend për dhunën e policisë ndaj afro-amerikanëve dhe ishin bërë shkak për protesta në shumë qytete duke filluar nga Mineapolis. 

Lajme të ngjashme