BE-ja thirrje SHBA-së për të rishikuar vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve me OBSH-në

Bashkimi Evropian i bëri apel SHBA-së që të rishikojë vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

1426510
BE-ja thirrje SHBA-së për të rishikuar vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve me OBSH-në

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të rishikojnë vendimin e tyre për të ndërprerë marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Dy emrat në fjalë publikuan një komunikatë të përbashkët me shkrim, përmes së cilës shprehin mbështetjen e BE-së për OBSH-në.

Në komunikatë shprehet nevoja për bashkëpunim e solidaritet global për të mposhtur COVID-19 dhe theksohet se OBSH-ja duhet të vazhdojë rolin udhëheqës në këtë luftë.

“Ne duhet të zhvillojmë zgjidhjen e përbashkët dhe bashkëpunimin tonë përballë këtij kërcënimi global. Duhen shmangur aktivitetet që do të dobësonin nismat ndërkombëtare. Në këtë kontekst, ne i bëjmë thirrje SHBA-së që të rishikojë vendimin e saj”, thuhet mes të tjerash në këtë deklaratë, ku vihet në pah gjithashtu se të gjitha palët duhet të vazhdojnë pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre për OBSH-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të premten ndërprerjen e marrëdhënieve me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për shkak të trajtimit nga ana e saj të koronavirusit, duke thënë se OBSH-ja ishte bërë në thelb një organizatë kukull e Kinës dhe nuk u ishte përgjigjur “reformave esenciale” të kërkuara nga SHBA-ja.



Lajme të ngjashme