"Aneksimi i Bregut Perëndimor mund të shkaktojë një spirale dhune në Palestinë"

Kancelaria ruse theksoi se aneksimi do ta bënte të pamundur vazhdimësinë territoriale në Bregun Perëndimor, një kusht i domosdoshëm ky për mbijetesën e një shteti të ardhshëm palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967.

1421689
"Aneksimi i Bregut Perëndimor mund të shkaktojë një spirale dhune në Palestinë"

Rusia deklaroi se plani i Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor mund të shkaktojë një spirale të rrezikshme dhune në Palestinë.

Në një deklaratë të shkruar, Ministria e Jashtme ruse vlerësoi faktin që Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka deklaruar se ai do të dilte nga të gjitha marrëveshjet e arritura me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për shkak të planit të Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor.

"Pala ruse i ka paralajmëruar më shumë se një herë partnerët e saj izraelitë që të mos zbatojnë plane të njëanshme që kundërshtojnë kornizën ligjore ndërkombëtare të zgjidhjes në Lindjen e Mesme, e cila përmban rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe ato të Nismës Arabe për Paqen",- thuhet në deklaratën e shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Kancelaria ruse theksoi se aneksimi do ta bënte të pamundur vazhdimësinë territoriale në Bregun Perëndimor, një kusht i domosdoshëm ky për mbijetesën e një shteti të ardhshëm palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967.

"Një veprim i tillë ekspansionist i Izraelit ngjall shqetësim, pasi jo vetëm që do të shkaktojë një spirale të rrezikshme dhune në territoret palestineze, por do të destabilizojë situatën në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme", thekson Ministria, e cila u bën e thirrje të gjitha palëve të shmangin hapat që do krijonin një situatë të re të rrezikshme në rajon dhe gjithashtu të mos pengojnë negociatat e drejtpërdrejta.

 


Lajme të ngjashme