COVID-19 në botë (14 maj) – Mbi 4,45 milionë raste, gati 300.000 vdekje dhe 1,67 milionë të shëruar

Qendra Kërkimore e Koronavirusit në Universitetin “John Hopkins” në SHBA bën të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) është 299.553, ndërkohë që rastet e konfirmuara janë 4.467.752 dhe pacientët e shëruar 1.677.969.

1417453
COVID-19 në botë (14 maj) – Mbi 4,45 milionë raste, gati 300.000 vdekje dhe 1,67 milionë të shëruar
koronavirüs Almanya.jpg
koronavirüs Kenya.jpg
koronavirüs Senegal.jpg
koronavirüs Meksika.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktualisht epiqendër e pandemisë globale me 85.268 vdekje dhe 1.432.086 të infektuar, Presidenti Donald Trump theksoi se koronavirusi i ri u shfaq vetëm pak kohë pas nënshkrimit të marrëveshjes tregtare me Kinën dhe se “jetën e humbura të njerëzve të pafajshëm nuk t'i kompensonin dot as 100 marrëveshje tregtare”. Duke tërhequr vëmendjen se virusi ka një ndikim shumë të vogël mbi të rinjtë, Trumpi tha se guvernatorët e shteteve duhet t'i hapin shkollat pavarësisht pandemisë. Megjithatë Universiteti Shtetëror i Kalifornisë (CSU) e shtyu fillimin e arsimit normal deri në verën e vitit 2021 si masë kundër një vale të re të pandemisë. Kurse në Uashington (DC) u zgjat deri më 8 qershor urdhri “qëndro në shtëpi” për të frenuar përhapjen e virusit. Në kryeqytetin amerikan, popullsia e të cilit është pak më shumë se 720.000 banorë, me COVID-19 janë diagnostikuar 6.584 persona dhe 350 prej tyre kanë humbur jetën deri më sot. Ndërsa në Nju-Jork, shteti amerikan më i prekur nga pandemia, autoritetet kanë filluar të diskutojnë planin e rihapjes graduale të ekonomisë; megjithatë bëhet e ditur se rikthimi në punë i jakave të bardha mund të mos jetë si përpara gjendje së krijuar nga koronavirusi i ri.

Italia ka raportuar 195 viktima të tjera nga COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i vdekjeve në vend është rritur në 31.106. Rastet aktive janë tashmë 78.475, një rënie ditore me 2.809 raste.

Numri i të vdekurve nga lloji i ri i virusit korona në Francë është rritur në 27.074, 83 më shumë se një ditë më parë; kurse ai i të infektuarve në 214.169, nga të cilët 507 në 24 orët e fundit.

Kurse në Belgjikë, ku vdekjet nga COVID-19 janë 8.903 deri më sot, rastet e konfirmuar kanë arritur në 54.288, nga të cilat 307 nga e mërkura në të enjte. Nga ana tjetër, qeveria vazhdon lehtësimin gradual të masave kufizuese në kuadër të pandemisë. Shkollat do të rihapen më 18 maj nën masa të rrepta. Kryeministrja Sophie Wilmes theksoi se të gjitha aktivitetet kulturore, sportive e të tjera janë rreptësisht të ndaluara deri më datë 30 qershor. “Sipas gjasave, rikthimi në jetën normale do të jetë i pamundur përpara verës”, shtoi ajo.

Serbi edhe 2 persona tjerë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, gjithsej 224, ndërsa 79 të tjerë janë infektuar, me çka numri i të infektuarve deri më sot ka arritur në 10.374.

Maqedonia e Veriut, vend ku deri më tani ka 95 viktima, ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19, 1.723 në total.

Koronavirusi i ri ka infektuar gjithsej 927 persona në Kosovë, 671 prej të cilëve janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.

Shqipëri është rritur në 898 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 dhe 18 nga këto janë diagnostikuar në 24 orët e fundit, ndërkohë që deri tani janë shëruar 694 pacientë dhe 31 të tjerë kanë humbur jetën.

Prej sot, kryeqyteti Podgoricë i Malit të Zi nuk ka më raste aktive me koronavirus, ndërkohë që në të gjithë territorin e vendit rastet aktive janë vetëm 6. Rikujtojmë se që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Podgoricë janë regjistruar gjithsej 164 raste, ndërsa numri i të infektuarve në Mal të Zi ishte 324.

Rusia raportoi rënie të rasteve ditore të koronavirusit nën 10.000 për herë të parë në dy javë, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve mbërriti sot në mbi 252 mijë, nga të cilat 9.974 në 24 orët e fundit. Gjatë kësaj periudhe 93 persona humbën jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.305, ndërsa pacientët e shëruar janë tashmë 53.530, përfshirë 5.527 nga dita e djeshme.

Iran është rritur në 6.854 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri, 71 prej të cilave në 24 orët e fundit; kurse rastet e konfirmuara kanë shkuar në 114.533, nga këto 1.808 janë infektime të reja.

Brazili, shteti më i prekur i Amerikës Latine, raportoi 749 vdekje të tjera si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 13.240 numrin total të viktimave, kurse bilanci i të infektuarve ka shkuar në 190.137.

Humbjet e jetëve në disa vende të tjera janë: Mbretëri e Bashkuar – 33.186, Spanjë – 27.321, Gjermani – 7.861, Holandë – 5.562, Kanada – 5.302, Meksikë – 4.220, Suedi – 3.460, Ekuador – 2.334, Peru – 2.169, Zvicër – 1.870, Irlandë – 1.497, Portugali – 1.175 dhe Kili – 346.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:



Lajme të ngjashme