BE-ja paralajmëron Izraelin në lidhje me aneksimin

Bashkimi Evropian duke bërë të ditur se çdo lloj aneksimi nga ana e Izraelit bie ndesh me drejtësinë ndërkombëtare, deklaroi se është i gatshëm të hedhë hapat e duhura.

1415180

Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën ditore për shtyp, tha: “BE-ja është në përgatitje të zbatimit të sanksioneve ndaj Izraelit në rast se anekson tokat e pushtuara në Bregun Perëndimor”.

Stano bëri të ditur se edhe më përpara Bashkimi Evropian ka bërë shumë deklarata në lidhje me planet në lidhje me aneksimin.

“Sipas BE-së aneksimi nga ana e Izraelit bie ndesh me drejtësinë ndërkombëtare dhe nëse kjo realizohet, Unioni është i gatshëm të hedhë hapat e nevojshme”, tha ai.

Sipas drejtësisë ndërkombëtare vendbanimet çifute në territoret e pushtuara pranohen si të jashtëligjshme.

Lajme të ngjashme