SHBA – Trump: Kina nuk e ka prodhuar qëllimisht koronavirusin, por ka përgjegjësi për pandeminë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi të martën se Kina, vend të cilin ai e quan përgjegjës për transformimin e koronavirusit të ri (COVID-19) në një pandemi globale, nuk e ka prodhuar qëllimisht këtë virus.

1411805
SHBA – Trump: Kina nuk e ka prodhuar qëllimisht koronavirusin, por ka përgjegjësi për pandeminë

“Ne kuptojmë nga raportet e inteligjencës se në Kina kanë ndodhur gjëra të këqija. Duhet të ballafaqohemi me këtë. Kina nuk e nxori këtë (koronavirusin) qëllimisht, por në një farë mënyre virusi doli nga atje (Vuhani)”, tha lideri amerikan gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “The New York Times” në Zyrën Ovale.

Trumpi ka argumentuar më parë se COVID-19 ka dalë nga një laborator në Kinë, por këtë herë ai e ka ndryshuar pak tonin.

“Virusi doli nga Vuhani, por ky mund të mos jetë një laborator. Megjithatë nuk duhej lejuar që virusi të dilte prej atje dhe të përhapej në të gjithë botën”, u shpreh ai.

I pyetur nëse tensioni në rritje me Kinën mund të përfundojë me një ndërhyrje ushtarake, presidenti amerikan u përgjigj duke thënë se nuk ka dëshirë të flasë për luftë.

“Kjo është diçka shumë e pakëndshme. Siç e dini, ne bëmë një marrëveshje tregtare me Kinën vetëm disa muaj më parë. Kishte një optimizëm të madh për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve gjatë procesit të marrëveshjes. Pastaj u shfaq ky virus”, vlerësoi Trumpi mes të tjerash.



Lajme të ngjashme