Dhjetëra-mijëra sirianë kthehen në shtëpitë e tyre në Idlib

Rreth 234.600 civilë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Idlib të Sirisë që nga 6 marsi, kur ka hyrë në fuqi armëpushimi i arritur mes Erdoan dhe Putin.

1411414
Dhjetëra-mijëra sirianë kthehen në shtëpitë e tyre në Idlib

Rreth 234 mijë e 600 sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Idlib të Sirisë, që nga 6 marsi, kur ka hyrë në fuqi armëpushimi.

Sipas informacionit të marrë nga drejtori i Zyrës së Koordinimit të Ndërhyrjes Siriane, Muhamed Hallaj, civilët e detyruar të mërgojnë më parë tani vazhdojnë të kthehen në shtëpitë e tyre pas ndërprerjes së operacioneve ushtarake të forcave të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij si dhe falë armëpushimit.

Në periudhën që ka kaluar që nga arritja e armëpushimit, rreth 44.000 familje (ose 234 mijë e 600 civilë) janë rikthyer në Idlib, rrethinat e Idlibit dhe Halepit.

Hallaj tha se këta civilë po përballen me rrezikun e kontaktit me bombat e pashpërthyera që kanë mbetur nga konflikti dhe kanë ende nevojë për ndihmën e organizatave të shoqërisë civile (OJQ-ve).

Nga ana tjetër civilët, shtëpitë e të cilëve kanë mbetur në zonat e kontrolluara nga forcat e regjimit, që përbëhen nga ushtria e regjimit të Eadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, për shkak të përparimit nga toka të këtyre forcave, preferojnë të qëndrojnë në kampe në kufirin me Turqinë pavarësisht të gjitha vështirësive me të cilat përballen këtu.

Pritet që më shumë civilë të kthehen në shtëpitë e tyre në rast se armëpushimi do të vazhdojë të respektohet.  

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe homologu i tij rus Vladimir Putin arritën një marrëveshje të re në Moskë më 5 mars dhe armëpushimi që doli nga kjo marrëveshje hyri në fuqi më 6 mars 2020. Megjithëse forcat e regjimit e shkelin herë pas here, në masë të madhe armëpushimi respektohet.

 


Lajme të ngjashme