IFAD bën thirrje për evitimin e krizës ushqimore

Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD), që varet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje që të mos jetohet krizë ushqimore në botë pas epidemisë së koronavirusit të tıpit të ri (Covid-19).

1402168

Nga IFAD, selia e të cilit ndodhet në Romë, kryeqytetin e Italisë u bë një deklaratë me shkrim në lidhje me ndikimin e Covid-19.

Në deklaratë bëhet e ditur se epidemia e koronavirusit dhe stanjacioni ekonomik që ka shkaktuar, kërcënon hallkat e brishta dhe për këtë arsye kanë vënë në dispozicion një burim prej 40 milionë dollarësh.

Vlerësimi i Drejtorit të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë, Gilbert F. Houngbo pasqyrohet në këtë deklaratë.

Ai tha: ”Për të mos lejuar që kjo krizë shëndetësore të kthehet në një krizë ushqimore duhet të vihemi menjëherë në veprim. Ndikimet e Covid-19 mund të shtyjnë familjet në zonat rurale drejt një varfërie të thellë dhe kjo nënkupton një kërcënim të vërtetë ndaj mirëqenies dhe stabilitetit global. Me ndërveprime urgjente mund të sigurojmë mjete për programe të përmirësimit më të shpejtë për evitimin e krizave më të mëdha të njerëzve në zonat rurale”.        

Lajme të ngjashme