Trump njoftoi pezullimin e fondeve për OBSH, OKB-ja e kritikon për këtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump e akuzoi OBSh-në për epideminë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1398388
Trump njoftoi pezullimin e fondeve për OBSH, OKB-ja e kritikon për këtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump deklaroi se ka pezulluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të cilën e akuzoi për epideminë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Trump i bëri një vlerësim rendit të ditës gjatë konferencës për shtyp të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për Luftën Kundër Koronavirusit.

Presidenti i ShBA-së argumentoi se OBSH-ja kishte një përgjegjësi serioze për përhapjen e epidemisë dhe se organizata mashtroi botën në lidhje me këtë.

Duke pretenduar se organizata pothuajse punoi për Kinën, Trump tha: “Sot, unë po urdhëroj administratën time që të pezullojë fondet që i kemi dhënë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të gjithë e dinë se çfarë po ndodh atje”.

Trump shtoi se ndërsa mori këtë vendim administrata e tij "vlerësoi neglizhencën e OBSH-së dhe mbulimet e bëra mbi epideminë".

Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i siguruan OBSH-së një fond vjetor prej 400 deri në 500 milionë dollarë, Trump tha se Kina përballë kësaj siguroi vetëm 40 milionë dollarë.

Trump gjithashtu argumentuar se OBSH ka injoruar thirrjet për "ndalimin e udhëtimeve nga Kina" dhe këtë e vlerësoi si një gabim të madh, ndërsa përsëriti se ai që në fillim i ndaloi udhëtimet nga Kina për në ShBA.

Ai gjithashtu akuzoi OBSH-në për “mbrojtjen e tezave të Kinës” dhe “dështimin e zhvillimit të një hetimi të besueshëm në lidhje me mënyrën e përhapjes së epidemisë”, ndërsa tha se “Pas gjithë këtyre viteve, Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila nuk mund të përmbushë më detyrën e saj themelore, duhet të mbahet përgjegjëse”.

Duke e bërë të ditur se hapi i vonë i OBSH-së i hedhur drejt epidemisë ka humbur shumë kohë në botë, Trump tha se organizata heshti për zhdukjen e mjekëve kinezë, të cilët bënë paralajmërimet e para për epideminë.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres në lidhje me pezullimin e fondit që ShBA-ja i siguron OBSh-së, të cilën Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi për dështim kundër epidemisë së Covid-19 tha: “Tani nuk është koha për të zvogëluar burimet e OBSH-së ose të ndonjë organizate tjetër humanitare në luftën kundër koronavirusit, por është koha e solidaritetit”.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Guterres thuhet se epidemia e Covid-19 është njëra prej epidemive më të rrezikshme me të cilën po ballafaqohet bota sot, OBSH-ja dhe mijëra punonjës të saj janë në vijën e parë të frontit dhe mbështesin shoqëritë më të pambrojtura, ndërsa shtoi se mbështetja e OBSH-së është e rëndësisë jetike.

Duke tërhequr vëmendjen për nevojën për një luftë të paparë me këtë virus, Guterres tha: “Kur të mbyllet kjo faqe e epidemisë, ne do të kthehemi prapa dhe do të shikojmë sesi u shfaq, si u përhap në të gjithë botën dhe si është menaxhuar me këtë krizë dhe do të nxjerrim mësime, por tani nuk është koha për këtë”.

 


Lajme të ngjashme