KRG-ja dërgon ndihma mjekësore për YPG/PKK-në në veri të Irakut

Ferhat Abdi Sahin me pseudonimin “Mazlum Abdi”, një nga udhëheqësit e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, njoftoi se Qeveria Rajonale Kurde në veri të Irakut (KRG) dërgoi pajisje mjekësore kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit.

1397125
KRG-ja dërgon ndihma mjekësore për YPG/PKK-në në veri të Irakut

Ferhat Abdi Sahin me pseudonimin “Mazlum Abdi”, një nga udhëheqësit e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, njoftoi se Qeveria Rajonale Kurde në veri të Irakut (KRG) dërgoi pajisje mjekësore kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19).

Pas mesazhit të postuar në llogarinë në median sociale të terroristët Sahin, Agjencia e Lajmeve Anadolli (AA) bëri përpjekje për të kontaktuar me zëdhënësin e zyrës për informim të Kryeministrit të KRG-së, Neçirvan Barzani, por pa sukses.

Ndërkohë që marrëdhëniet mes KRG-së dhe YPG/PKK-së nuk ishin të mira gjatë luftës civile në Siri, ato filluan të përmirësohen gjatë operacionit “Dega e Ullirit” që Turqia ndërmori kundër objektivave terroriste në Afrin, ndërsa u zhvilluan edhe më shumë gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.  

Marrëdhëniet u bënë më të afërta pasi porta kufitare e Simelka, e cila u hap në zonën e pushtuar nga YPG/PKK në verilindje të Sirisë dhe KRG-së, u bë aktive për vendkalimet tregtare.

 


Lajme të ngjashme