Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë kërkon lirimin e të burgosurve politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Ali al-Karadagi ka kërkuar lirimin menjëherë të të burgosurve politikë në vendet arabe.

1393465

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve, kryesisht të të burgosurve politikë në burgjet e tiranëve arabë”, shkruan al-Karadagi në një postim që ka bërë në «Twitter».

Krahas dijetarëve islamë në mesin e të burgosurve gjenden edhe doktorë dhe infermierë, për njohuritë dhe punën e tyre sot ka nevojë në spitale për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19),- vijon mesazhin e tij al-Karadagi dhe bën këtë lutje:

“O Zot, mos na shkatërro për ato që kanë bërë despotët dhe tiranët.”

Lajme të ngjashme