Von der Leyen: Masat e marra kundër Covid-19 nuk duhen të jenë në kundërshtim me vlerat e BE-së

Kryetarja e Komisionit Evropian (BE) Ursula Von der Leyen deklaroi se BE është e ndërtuar mbi vlerat themelore të "lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut" dhe se të gjithë anëtarët duhet t'i mbrojnë ato.

1388641
Von der Leyen: Masat e marra kundër Covid-19 nuk duhen të jenë në kundërshtim me vlerat e BE-së

Kryetarja e Komisionit Evropian (BE) Ursula Von der Leyen deklaroi se masat e marra nga vendet anëtare për të luftuar epideminë e llojit të ri të  koronavirusit (Covid-19) nuk duhet të bie ndesh me vlerat thelbësore.

Në një deklaratë të shkruar, Von der Leyen theksoi se BE është e ndërtuar mbi vlerat themelore të "lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut" dhe se të gjithë anëtarët duhet t'i mbrojnë ato, përfshirë edhe në periudha të vështira.

Duke kujtuar që qeveritë e disa vendeve anëtare kanë ndërmarrë masa urgjente për të luftuar krizën e Covid-19 javët e fundit, Von der Leyen tha: "Është shumë e rëndësishme që masat emergjente të mos shkelin vlerat dhe parimet e përcaktuara nga marrëveshjet tona".

Duke theksuar se demokracia nuk mund të funksionojë pa një shtyp të lirë dhe të pavarur, Von der Leyen tha se është shumë e rëndësishme që gazetarët të kryejnë detyrat e tyre lirshëm në mënyrë që të luftojnë lajmet e rreme në një periudhë të tillë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi Eric Mamer, duke folur në konferencën e përditshme të Komisionit Evropian në përgjigje të pyetjeve në lidhje me ligjin e urgjencës së Hungarisë u mjaftua me leximin e deklaratave të Von der Leyen.

Me anë të ligjit të ri qeveria hungareze do të jetë në gjendje të nxjerrë dekret ligje gjatë "gjendjes emergjent", të pezullojë zbatimin e ligjeve të caktuara, ndërsa ata që publikojnë lajme të rreme do të dënohen me burgim midis 1 dhe 5 vjet.

 


Lajme të ngjashme