UNRWA do t’i çojë ndihmat tek refugjatët palestinezë si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), për shkak të tipit të ri të koronavirusit (COVID-19), filloi një mekanizëm të ri për të dërguar ndihmat ushqimore në shtëpitë e refugjatëve në Rripin e Gazës.

1388588

Zëdhënësi i UNRWA në Gazë, Adnan Ebu Hasene në deklaratën e bërë tha se në vend që refugjatët të shkojnë në qendrat ku marrin ndihma, këto ndihma do të dërgohen në shtëpitë e tyre.

Ai tha se nga ndihmat e kësaj agjencie, që përbëjnë pjesën e parë të ndihmave ushqimore që bëhen një herë në 3 muaj për afërsisht 60 mijë ramilje refugjatësh, përfitojnë mbi 1 milionë refugjatë.

Qeveria palestineze kishte bërë të ditur se në Bregun Perëndimor të pushtuar (nga Izraeli) dhe në Rripin e Gazës janë shënuar 117 raste me COVID-19.

Lajme të ngjashme