Ushtria ukrainase fillon të përdorë dronët turq “Bayraktar-TB2”

Janë kryer me sukses testimet e kompleksit të mjeteve ajrore luftarake pa pilotë tip “Bayraktar-TB2”, të cilët Ukraina i ka blerë nga Turqia.

1378916
Ushtria ukrainase fillon të përdorë dronët turq “Bayraktar-TB2”

Në një komunikatë të shkruar të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, thuhet se dronët “Bayraktar-TB2” kanë hyrë në inventarin e ushtrisë ukrainase dhe kanë nisur të përdoren prej saj.

“Janë zhvilluar testet e fluturimit të dronëve «Bayraktar-TB2». Dronin ‘Bayraktar’ e ngritëm shumë shpejt në ajër dhe filluam me stërvitjen luftarake",- vijon komunikata.

Në mes tjerash bëhet e ditur se droni “Bayraktar-TB2” ka forcuar Forcat Ajrore të Ukrainës.

"Zhvillimet në Siri, veçanërisht sulmet ndaj ushtrisë së Esadit, treguan se dronët në fjalë janë shumë efektiv",- vlerësohet në komunikatë.

Gjashtë dronë “Bayraktar-TB2”, që Ukraina kishte blerë nga Turqia, ishin dorëzuar pak kohë më parë dhe testet e marrjes në dorëzim ishin kryer me sukses.

 


Lajme të ngjashme