Pas rrëzimit të avionit të regjimit nga një gjuajtës turk F-16 avionët e tjerë u kthyen në bazë

Rrëzimi i avionit luftarak të regjimit të Beshar Esadit nga një F-16 turke në Siri, bëri që aeroplani tjetër i regjimit në ajër të kthehet në bazën e tij me nxitim.

1371229

Dolën në dritë edhe bisedat në radiolidhje të rrëzimit të një avioni të regjimit, i cili kreu sulme ndaj Forcave të Armatosura të Turqisë dhe civilëve në Idlib.

Sipas regjistrave të zërit pas goditjes së avionit të regjimit radisti në kullën e kontrollit bënte përpjekje për të kontaktuar pilotin e avionit.

Radisti opozitar, i cili përdorte frekuencat e njëjta me radistin e regjimit që përpiqej për ta kontaktuar pilotin me kodin “Skifteri 12”, e informoi atë duke thënë: “Avioni me mitraloz u godit me një raketë”.

Pas kësaj radisti i regjimit informoi se “Skifteri 12” është goditur dhe filloi të kërkojë avionin tjetër me kodin “Skifteri 2”, i cili fluturonte mbi nënprefekturën Serakib.

Piloti tjetër u përgjigj duke thënë “Dëgjova dhe po kthehem në bazë” dhe u kthye menjëherë.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se “Në kuadër të operacionit në fjalë është rrëzuar një avion luftarak i regjimit tip L-39”.

Lajme të ngjashme