ShBA-ja mbështet pavarësinë e Kosovës

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dha mesazhe përkrahjeje për pavarësisë e Kosovës.

1367291
ShBA-ja mbështet pavarësinë e Kosovës

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dha mesazhe përkrahjeje për pavarësisë e Kosovës.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, thuhet se Sekretari Pompeo u takua me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Uashington.

Pompeo gjatë takimit ka inkurajuar Thaçin për vendosjen e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore midis Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa ka thënë se duhet të ulen edhe taksat mbi mallrat e importuara nga Serbia, të cilat do të sjellin dobi ekonomike dhe tregtare për dy vendet dhe do të hapin rrugë normalizimit të marrëdhënieve dhe do të rigjallërojnë negociatat me Serbinë.

Nga ana tjetër Pompeo e përgëzoi Presidentin Thaçi për mbajtjen e zgjedhjeve në një atmosferë demokratike, ndërsa tërhoqi vëmendjen në partneritetin e fortë mes ShBA-së dhe Kosovës.

“ShBA-ja do të vazhdojë të mbështes vlerat e përbashkëta dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

 


Lajme të ngjashme