Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq shprehet i shqetësuar për gjendjen e civilëve në Idlib

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) shprehu shqetësim të thellë për sigurinë dhe kushtet e jetesës së qindra mijëra civilëve në Idlib, ku regjimi sirian dhe mbështetësit e tij vazhdojnë sulmet e tyre.

1366550

Zëdhënësja e Komitetit me seli në Gjenevë,Ruth Hetherington, në një konferencë për shtyp të organizuar në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë bëri të ditur se “Shohim që njerëzit janë bllokuar, izoluar dhe kanë humbur të gjitha shpresat në kushtet e vështira të dimrit në Idlib dhe kjo është absolutisht e papranueshme”.

Duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare është gjithashtu e shqetësuar thellësisht për tragjedinë me të cilën përballen civilët në Idlib, Hetherington tha: “Kjo është vala më e keqe e shpërnguljes që kemi parë në luftën civile siriane (e cila vazhdon që nga viti 2011)”.

Zëdhënësja gjithashtu shtoi se qasja në trajtim mjekësor dhe qasja në pajisje të nevojshme sanitare për civilët në rajonin e Idlibit është përkeqësuar, Hetherington paralajmëroi se kjo situatë kushtoi me jetët e shumë civilëve.

“Ulja e qasjes në shërbimet shëndetësore, kushtet e dobëta të jetesës dhe vështirësitë që po jetohen gjatë zhvendosjes janë ndër pasojat kryesore të konflikteve në Idlib”, bëri të ditur zëdhënësja.

Ndërkaq në një deklaratë të shkruar, Drejtori i Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) për Lindjen e Afërt dhe të Mesme, Fabrizio Carboni tha: “Ne u bëjmë thirrje palëve përkatëse të lejojnë civilët në zonat që kontrollojnë ose që ndodhen në vijat e para të frontit të shkojnë në vendet e sigurta”.

Lajme të ngjashme