Papa Françesku: Zgjidhjet e padrejta në Lindjen e Mesme, një prelud i krizave të reja

Lideri shpirtëror i botës katolike dhe njëherësh Kryetari i Shtetit të Vatikanit, Papa Françesku, paralajmëroi të dielën kundër zgjidhjeve “të padrejta” që synojnë t’i japin fund konfliktit izraelito-palestinez.

1364978
Papa Françesku: Zgjidhjet e padrejta në Lindjen e Mesme, një prelud i krizave të reja

Gjatë një fjalimi në provincën jugore italiane të Barit, Papa Françesku u ndal mbi konfliktin ende të pazgjidhur ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve duke theksuar se zgjidhjet e pabarabarta mbartin rrezikun për t’u bërë një prelud i krizave të reja.

“Tmerrohem kur dëgjoj format e reja të populizmit në fjalimet e disa liderëve”, shtoi ai.

Papa vajtoi gjithashtu për shumë zona të luftës dhe konfliktit duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, për refugjatët që detyrohen të largohen nga këto zona, për pasojat e ndryshimit klimatik dhe probleme të tjera.

Më datë 28 janar, gjatë një konference të përbashkët shtypi me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, prezantoi opinionin publik botëror me të ashtuquajturën “Marrëveshja e Shekullit”, një pseudoplan paqeje i njëanshëm për Lindjen e Mesme.

Në këtë pseudoplan paqeje, Trumpi propozon një shtet palestinez të bllokuar në mes të vendbanimeve të jashtëligjshme çifute, njohje të sovranitetit izraelit mbi Bregun Perëndimor dhe të Jerusalemit si kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.

Ai pretendoi gjithashtu se ky ishte “shansi i fundit” për një shtet të pavarur palestinez dhe për vetë palestinezët.

E ashtuquajtura “Marrëveshja e Shekullit” anulon në mënyrë të njëanshme rezolutat e mëparshme të OKB-së për çështjen Palestineze dhe sugjeron t’i jepet Izraelit pothuajse gjithçka që ai kërkon.

Turqia e ka kritikuar pseudoplanin amerikan të paqes si një përpjekje për të “justifikuar pushtimin dhe aneksimin e Jerusalemit dhe Bregut Perëndimor nga Izraeli”.

Bashkimi Evropian gjithashtu nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi territoret e pushtuara prej tij që nga viti 1967 e këtej.



Lajme të ngjashme