Epidemia e koronavirusit – Përkeqësohet bilanci në Kinë, mbi 2.000 të vdekur

Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës (NHC) njoftoi të mërkurën se numri i vdekjeve në vend nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit është rritur në 2.005.

1362373
Epidemia e koronavirusit – Përkeqësohet bilanci në Kinë, mbi 2.000 të vdekur

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë theksuan se është rritur në 74.185 numri i rasteve të konfirmuara, 11.977 prej të cilëve në gjendje serioze, ndërkohë që 136 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga virusi.

Ata sqaruar se numri i personave nën vëzhgimin mjekësor ka rënë në 135.881, ndërsa numri i pacientëve që janë trajtuar dhe nxjerrë nga spitalet është rritur në 14.376.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus jashtë Kinës kontinentale është 62 në Hongkong dhe 10 në Makao, dy rajone administrative speciale.

Televizioni shtetëror kinez bëri me dije se kryemjeku i spitalit qendror të Wuhanit, Liu Zhiming, ka humbur jetën për shkak të simptomave të lidhura me virusin.

Koronavirusi, tani zyrtarisht i njohur si COVID-19, thuhet se u është transmetuar njerëzve nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët.

Ai është përhapur në më shumë se 20 vende të tjera, përfshi këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Shumë vende, përfshirë Turqinë, kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan – epiqendër e virusit – dhe nga zona të tjera të prekura në Kinë duke i vendosur ata nën karantinë dhe monitorim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë një emergjencë ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, vuri në pah të martën se gjendja lidhur me epideminë e koronavirusit është nën kontroll për momentin, por shprehu shqetësim nga mundësia e përhapjes së tij në vende me sistem shëndetësor të pazhvilluar, siç janë ato në kontinentin afrikan.

“Rreziku është shumë i madh dhe ne duhet të jemi gati botërisht për këtë. OBSH-ja po punon mbi atë se si duhet të ndërhyjë në rast të një zhvillimi të tillë”, tha Guterres.



Lajme të ngjashme