Siri – Gjatë 6 ditëve të fundit nga Idlibi u zhvendosën 148 mijë njerëz

Vazhdon shpërngulja e civilëve drejt zonës në afërsi të kufirit të Turqisë nga qendra e qytetit të Idlibit, zona perëndimore e Halepit dhe rrethi Daret Izze në jug si dhe nga fshatrat përreth.

1361756
Siri – Gjatë 6 ditëve të fundit nga Idlibi u zhvendosën 148 mijë njerëz

Si pasojë e sulmeve të regjimit të Esadit dhe Rusisë ndaj vendbanimeve brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib gjatë 6 ditëve të fundit janë zhvendosur në afërsi të kufirit të Turqisë edhe 148 mijë civilë.

Sipas informacionit të marrë nga Koordinatori Sirian për Ndërhyrje, i cili është duke punuar në të dhënat e migracionit në rajon, thuhet se vazhdon shpërngulja e civilëve drejt zonës në afërsi të kufirit të Turqisë nga qendra e qytetit të Idlibit, zona perëndimore e Halepit dhe rrethi Daret Izze në jug si dhe nga fshatrat përreth.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e të zhvendosurve u strehua në zonat e kampeve të ngritura përgjatë kufirit të Turqisë, një pjesë e tyre u strehua në zonat e spastruar me operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Prej janarit 2019 e këtej nga qendra e Idlibit dhe rrethina, zonat jugore dhe juglindore të Idlibit dhe vendbanimet në zonat rurale perëndimore dhe jugore të Halepit, në afërsi të kufirit të Turqisë u zhvendosën 1 milionë e 942 mijë njerëz.

 


Lajme të ngjashme