Siri – Avionët rusë bombarduan 2 spitale në Zonën e Çtensionimit në Idlib

Sipas observatorit opozitar të avionëve, Rusia ka qëlluar vendbanime të shumta në Idlib dhe zonat rurale të Halepit.

1361195
Siri – Avionët rusë bombarduan 2 spitale në Zonën e Çtensionimit në Idlib

Avionët luftarakë rusë synuan 2 spitale gjatë sulmeve intensive ajrore ndaj vendbanimeve në Zonën e Çtensionimit në Idlib në Siri.

Sipas observatorit opozitar të avionëve, Rusia ka qëlluar vendbanime të shumta në Idlib dhe zonat rurale të Halepit.

Ndërkaq ekipet e Mbrojtjes Civile (Kaskat e Bardha) raportojnë se avionët luftarakë rusë gjatë bombardimit të vendbanimit Daret Izzet në objektiv morën spitalet Firdevs dhe Kinana.

Si pasojë e sulmit, 2 spitale mbetën plotësisht jashtë shërbimit, ndërsa 1 roje e spitalit u plagos.

Forcat e regjimit të mbështetura nga Rusia, të cilat vunë nën kontroll një pjesë të zonës rurale të Halepit, dëshirojnë të avancojnë në drejtim të Daret Izzet për të ndërprerë lidhjen mes Afrinit dhe Idlibit, ndërsa bëhet e ditur që për këtë arsye mund të shtohen edhe sulmet ajrore ruse.

 


Lajme të ngjashme