NATO: Regjimi i Assadit të ndalë të gjitha sulmet që u kushtojnë jetën njerëzve të pafajshëm

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi të mërkurën se regjimi i Assadit, i mbështetur nga Rusia, duhet t’i ndalë të gjitha këto sulme që u kushtojnë jetën njerëzve të pafajshëm.

NATO: Regjimi i Assadit të ndalë të gjitha sulmet që u kushtojnë jetën njerëzve të pafajshëm

Jens Stoltenberg organizoi një konferencë shtypi në fund të ditës së parë të sesioneve në kuadër të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

I pyetur nga korrespondenti i Agjencisë Anadolli (AA) nëse tensioni ushtarak i përshkallëzuar në Idlib ishte diskutuar gjatë takimit dhe nëse pritej ndonjë mbështetje konkrete nga NATO-ja për Turqinë anëtare të saj në lidhje me këtë çështje, Stoltenberg u përgjigj duke thënë se situata në Idlib ishte një nga pikat e agjendës së sesionit të takimit të ministrave.

“Ato çfarë shohim aktualisht (në rajon) janë rezultat i dhunës së përdorur në mënyrë të pamëshirshme, i agresionit të skajshëm kundër civilëve të pafajshëm dhe i bombardimeve pa dallim të objektivave civile. E dënojmë këtë, sepse është e papranueshme”, shtoi ai.

Kreu i NATO-s i bëri thirrje regjimit sirian të mbështetur nga Rusia për t’i ndalur të gjitha këto sulme që u kushtojnë jetën njerëzve të pafajshëm.

Duke rikujtuar se Aleanca ofron mbështetje për Turqinë, Stoltenberg përmendi si shembull “disa kapacitete që përforcojnë sistemet e mbrojtjes ajrore të Turqisë”.

Ai gjithashtu u shpreh maksimalisht i shqetësuar për situatën në Idlib, qytet në veriperëndim të Sirisë.



Lajme të ngjashme