Siri – Numri i viktimave civile në sulmet ajrore të Rusisë dhe regjimit arriti në 26

Sipas observatorit opozitarë të avionëve Rusia dhe regjimi i Esadit kryen sulme ajrore deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndaj shumë vendbanimeve të Halepit që ndodhen brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib.

1356413
Siri – Numri i viktimave civile në sulmet ajrore të Rusisë dhe regjimit arriti në 26

Në sulmet e djeshme të regjimit të Beshar Esadit dhe avionëve luftarakë rusë ndaj vendbanimeve në Zonën e Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 17 civilë.

Sipas observatorit opozitarë të avionëve Rusia dhe regjimi i Esadit kryen sulme ajrore deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndaj shumë vendbanimeve të Halepit që ndodhen brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib.

Sipas informatave të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Kaskat e Bardha) si pasojë e sulmeve në Kefer Nuran janë vrarë 9, Sheik Ali 3, Orun Es-Sugra 2 dhe Etarib 3, gjithsej 17 civilë.

Si pasojë e sulmeve u plagosën të paktën 30 civilë të tjerë.

Nga ana tjetër, 9 civilë u vranë në sulmet e djeshme të kryera nga avionët luftarakë rusë në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

Observatori opozitarë i avionëve njoftoi se avionët luftarakë rusë kryen sulme ajrore deri natën vonë ndaj zonës rurale në perëndim të Halepit brenda Zonës së Çtensionimit.

Burimet e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se në këtë sulm në fshatin Ibbin janë vrarë 9 civilë.

Ndërkohë që ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë me punimet e kërkim-shpëtimit të mbeturve nën rrënoja mbretëron shqetësimi nga rritja e numrit të viktimave.

 


Lajme të ngjashme