Shefi i diplomacisë italiane shprehet i shqetësuar për shkeljet e armëpushimit në Libi

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio u takua me homologun gjerman Heiko Maas dhe homologun e tij austriak Alexander Schallenberg me të cilët bisedoi çështjen e Libisë.

1349263
Shefi i diplomacisë italiane shprehet i shqetësuar për shkeljet e armëpushimit në Libi

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio është thellësisht i shqetësuar për shkeljet e armëpushimit në Libi.

Di Maio, në postimin e tij në llogarinë e tij në Twitter me etiketën Libia, deklaroi se ai u takua me homologun gjerman Heiko Maas dhe homologun e tij austriak Alexander Schallenberg.

"Pas Konferencës së Berlinit, ne diskutuam veprimet që duhen ndërmarrë brenda kornizës së Bashkimit Evropian (BE) dhe përpjekjet për të siguruar embargon e armëve. Sidomos në BE, ne duhet të jemi të bashkuar dhe të integruar", bëri të ditur ministri italian Di Maio.

Nga ana tjetër, sipas raportit të agjencisë italiane ANSA, Di Maio përcolli shqetësimin e thellë homologëve të tij gjerman dhe austriak për shkeljet e armëpushimit në Libi, ndërsa përsëriti angazhimin maksimal të Italisë për inkurajimin për t'u rikthyer në armëpushim dhe dialog, duke filluar nga takimi tjetër i komitetit ushtarak të përzier.

 


Lajme të ngjashme