Iran - Musevi dënon kërcënimet amerikane ndaj pasuesit të Sulejmanit

Musevi reagoi ndaj fjalëve të Përfaqësuesit të Posaçëm të Amerikës për Iranin, Brian Hook, i cili tha: “Nëse Kaani ndjek rrugën e (Kasim Sulejmanit) për të vrarë amerikanët, do të përballet me të njëjtin fund”.

Iran - Musevi dënon kërcënimet amerikane ndaj pasuesit të Sulejmanit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Musevi dënoi kërcënimin e shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj gjeneralit iranian, Ismail Kaani i cili u emërua Komandanti i Forcës Jerusalemi (Al-Quds), pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit pas vrasjes së gjeneralit Kasim Sulejmani (Qasem Soleimani).

Musevi reagoi ndaj fjalëve të Përfaqësuesit të Posaçëm të Amerikës për Iranin, Brian Hook, i cili kishte thënë: “Nëse Kaani ndjek rrugën e (Kasim Sulejmanit) për të vrarë amerikanët, do të përballet me të njëjtin fund”.  

“Kërcënimi ndaj Kaanit nënkupton se është ngritur perdja mbi terrorin shtetëror të zbatuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe terrorizmi është zyrtarizuar”, tha Musevi dhe kërkoi nga opinioni publik ndërkombëtar që të “dënojë nxitjen e terrorit shtetëror”.

Pas vrasjes së gjeneralit Kasim Sulejmani, Komandantit të Forcës Jerusalemi (Al-Quds), pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 3 janar në aeroportin e Bagdadit, kryeqyteti i Irakut, më 8 janar Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Ayn el-Esed dhe Erbil të Irakut.

 


Lajme të ngjashme