Siri – Në sulmet e avionëve luftarakë rusë humbin jetën 26 civilë

Ekipet e Mbrojtjes Civile nën rrënoja nxorën trupat e pajetë të gjithsej 26 civilëve në mesin e të cilëve 6 fëmijë.

Siri – Në sulmet e avionëve luftarakë rusë humbin jetën 26 civilë

Në sulmet e avionëve luftarakë rusë ndaj vendbanimeve civile në Zonën e Çtensionimit në Idlib janë vrarë 26 civilë.

Observatori opozitarë i avionëve njoftoi se avionët luftarakë rusë që nga orët e mëngjesit të së martës ndërmorën sulme ndaj fshatrave Bara, Bsida dhe Masaran të Idlibit dhe fshatrave Kefer Dael, Mansura, Kefer Teal, Irhab, Takad, Shamiko, Indomi, Xhidraja, Kefer Naha, Termanin dhe Kefer Nuran në zonën rurale të Halepit.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Kaskat e Bardha) në këto sulme janë vrarë gjithsej 26 civilë, gjegjësisht 2 në fshatin Bara të Idlibit, në fshatin Kefer Teal në zonën rurale në perëndim të Halepit janë vrarë 9 civilë të familjes së njëjtë, në mesin e të cilëve 6 fëmijë, në fshatin Takad 1, në Xhidraja 2, Termanin 1, Kefer Naha 2, Irhab 1 dhe në Kefer Nuran 8 civilë.

Ndërkohë që ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdonin punimet e kërkim-shpëtimit ato bënin përpjekje për t’i fikur zjarret që shpërthyen gjatë bombardimit.

Ndërsa sulmet vazhdojnë mbretëron shqetësimi nga mundësia e rritjes së numrit të viktimave.

 


Lajme të ngjashme