Iran – Vritet një komandant rajonal i Forcës Basij të Gardës Revolucionare

Një komandant i Organizatës së Mobilizimit për Rezistencë (Basij), një prej 5 forcave të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), është vrarë të mërkurën gjatë një sulmi në shtëpinë e tij në juglindje të vendit.

Iran – Vritet një komandant rajonal i Forcës Basij të Gardës Revolucionare

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve “Fars”, kapiteni Abdolhossein Mojaddami, komandant rajonal i zonës Darhovin pranë qytetit Shagdan, është vrarë gjatë një bastisjeje në shtëpinë tij në orët e mëngjesit nga persona të maskuar të paidentifikuar.

Prefektura e Shadganit njoftoi se një hetim ka filluar në lidhje me rastin dhe se opinioni publik do të informohet për zhvillimet.



Lajme të ngjashme