SHBA – Presidenti Trump shkon në Davos, në Senat fillon gjyqi për shkarkimin e tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është nisur të hënën vonë drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, i cili do të fillojë punimet të martën.

SHBA – Presidenti Trump shkon në Davos, në Senat fillon gjyqi për shkarkimin e tij

Trumpi nuk do të jetë në Uashington gjatë dy ditëve të para të seancave gjyqësore në Senat për shkarkimin e tij.

“Drejt Davosit të Zvicrës për t’u takuar me liderë botërorë e të biznesit dhe për të sjellë përsëri një politikë të mirë e qindra miliarda dollarë shtesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ne jemi tani numri një në univers, me diferencë të madhe”, shkroi ai në rrjetin social “Twitter”.

Siç bën të ditur Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump pritet të mbajë një fjalim dhe të realizojë takime bilaterale të ndara me disa liderë gjatë qëndrimit në Davos, përfshi këtu Presidentin e Irakut – Barham Salih, Kryeministrin e Pakistanit – Imran Khan, Presidenten e Konfederatës Zvicerane – Simonetta Sommaruga, Presidenten e Komisionit Evropian – Ursula von der Leyen dhe themeluesin e Forumit Ekonomik Botëror – Klaus Schwab.

“Presidenti Trump do të bëjë vlerësime gjithëpërfshirëse në lidhje me marrëdhëniet ekonomiko-tregtare ndërmjet SHBA-së dhe vendeve pjesëmarrëse në samit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Takimi më interesant i liderit amerikan duket ai me homologun nga Iraku, vend që kërkon largimin e trupave të SHBA-së pas tensionit ushtarak me Iranin.

Burime nga Shtëpia e Bardhë theksojnë se gjatë qëndrimit në Davos, Trumpi do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me ekipin mbrojtës në seancat gjyqësore në Senat për shkarkimin e tij dhe do t’i ndjekë zhvillimet nga afër.



Lajme të ngjashme