Presidenti egjiptian Abdulfetah es-Sisi protestohet në Londër

Presidenti egjiptian Abdulfettah es-Sisi u protestua në Londër, ku ai shkoi me ftesë të Kryeministrit britanik Boris Johnson për të marrë pjesë në Samitin e Investimeve Angli-Afrikë.

1344369

Protestuesit u mblodhën përpara hotelit “Intercontinental O2”, ku u mbajt samiti me thirrjen e Këshillit Revolucionar të Egjiptit, ndërsa në duar mbanin parulla anti-Sisi dhe Johnson dhe hidhnin slogane.

Dr. Maha Azam, kryetari i Këshillit Revolucionar i Egjiptit, i cili u prononcua për Agjencinë e lajmeve Anadolli (AA), tha se "Të gjithë egjiptianët e lirë u mblodhën për të protestuar kundër pranisë së Sisit këtu".

Në prononcimin e tij Azam tha se “Sisi është një vrasës. Ai është vrasësi i myslimanëve të pafajshëm”, ndërsa bëri të ditur se ata kërkuan arrestimin e Sisi për tortura.

Duke rikujtuar se Dhomat e Drejtësisë Ndërkombëtare me seli në Londër (Guernica 37) kanë dokumentuar që Presidenti i parë i zgjedhur i Egjiptit, Muhamed Mursi ka qenë i ekspozuar ndaj torturave në burg, Azam tha: “Këto tortura janë kryer me dijeninë e Sisit. Sipas ligjit ndërkombëtar ai mund të ndalohet në këtë vend”.

Ish-Presidenti Mursi u përmbys në vitin 2013 me një grusht shtet ushtarak nga Sisi.

Lajme të ngjashme