Mass: Morëm çelësin që do të zgjidhë konfliktin libian

"Në Berlin ne morën çelësat që do të zgjidhin konfliktin në Libi. Tani duhet ti fusim çelësat në bravë dhe ti rrotullojmë,"- tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në vlerësimin e konferencës ndërkombëtare.

Mass: Morëm çelësin që do të zgjidhë konfliktin libian

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se konferenca ndërkombëtare, që u mbajt në Berlin me synimin për të filluar armëpushimin e qëndrueshëm dhe procesin politik në Libi, i arriti objektivat e saj.

"Ne morën këtu [në Berlin] çelësat që do ta zgjidhin konfliktin në Libi. Tani duhet t’i fusim çelësat në bravë dhe t’i rrotullojmë,"- tha ai.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp mbajtur pas konferencës, Maas theksoi se firmat që u hodhën në letër janë të pamjaftueshme, ndërsa shtoi se Gjermania kërkon krijimin e një Komiteti Monitorues që do të ndjekë implementimin e vendimeve të marra.

Kreu i diplomacisë gjermane tha se vendet që nuk morën pjesë në konferencën libiane mund të kontribuojnë në çështjet ushtarake, politike, ekonomike dhe humanitare [në lidhje me krizën libiane].

"Përpara kemi një rrugë të vështirë. Puna e vërtetë fillon që nga ky moment,”- tha kryediplomati gjerman.

Maas shtoi se palët duhet të ulen sërish në tryezë për t’i gjetur një zgjidhje politike luftës civile në Libi.

 


Lajme të ngjashme