Forcat e regjimit të Esadit sërish godasin vendbanimet civile në Idlib

Në sulmet tokësore të regjimit të Beshar Esadit dhe të grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani, të kryera edhe me mbështetjen e Rusisë nga ajri janë vrarë 2 civilë, një grua dhe një fëmijë.

1342843
Forcat e regjimit të Esadit sërish godasin vendbanimet civile në Idlib

Në sulmet tokësore të regjimit të Beshar Esadit dhe të grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani, të kryera edhe me mbështetjen e Rusisë nga ajri ndaj zonave rurale në perëndim dhe jug të Halepit brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib, janë vrarë 2 civilë, një grua dhe një fëmijë.

Forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e Esadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, ndërmarrin sulme intensive tokësore ndaj vendbanimeve civile në perëndim dhe jug të Halepit dhe ndaj vijave të frontit të opozitarëve.

Sipas observatorit opozitarë të avionëve, 3 avionë luftarakë rusë kryen sulme ajrore ndaj rrethit Etarip në perëndim të Halepit dhe fshatrave Ajn Xhera, Kefer Naha dhe Kasimije.

Sipas informatave të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Kaskat e Bardha), dy civilë, një fëmijë dhe një grua, u vranë në sulmin ajror në fshatin Kefer Naha.

Gjithashtu bëhet e ditur se avionët e zbulimit bëjnë fluturime intensive në zonën rurale në perëndim të Halepit.

 


Lajme të ngjashme