Rusi – Duma miraton kandidaturën e Mikhail Mishustin për kryeministër

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë apo Duma Shtetërore miratoi me shumicë votash të emëruarin e Presidentit Vladimir Putin për kryeministër, Mikhail Mishustin.

1342172
Rusi – Duma miraton kandidaturën e Mikhail Mishustin për kryeministër

Në votimin e zhvilluar gjatë një seance të jashtëzakonshme të Dumës morën pjesë 424 deputetë, nga të cilët 383 votuar në favor të Mishustinit  dhe 41 abstenuan.

Gjatë fjalimit të së mërkurës drejtuar kombit, Presidenti Vladimir Putin përmendi një sërë ndryshimesh kushtetuese të mëdha, të cilat do të zgjerojnë kompetencat e Parlamentit – p.sh. emërimi i kryeministrit dhe kabinetit – përpara përfundimit të mandatit të tij në vitin 2024; si dhe propozoi Mishustinin, ish-shef i Shërbimit Federal të Taksave, për kryeministër të Rusisë pasi qeveria e Dmitry Medvedevit dha dorëheqjen.

Ish-kryeministri Medvedev tha se dorëheqja e tij vjen pas thirrjeve Putinit për ndryshime kushtetuese të mëdha.

“Në këtë kontekst, ne, si qeveri e Federatës Ruse, duhet t’i sigurojmë Presidentit të vendit tonë mundësinë për të ndërmarrë të gjitha vendimet e nevojshme. Në kushte të këtilla, mendoj se dorëheqja e qeverisë së Federatës Ruse është hapi i duhur”, tha Medvedev duke njoftuar dorëheqjen.

Putini propozoi gjithashtu kufizime për krerët e ardhshëm të shtetit, përfshi këtu uljen e numrit maksimal të mandateve në dy dhe imponimin e kushtit të qëndrimit të përhershëm në Rusi për të paktën 25 vjet; por edhe ndalimin e shtetësinë e huaj dhe lejeve të qëndrimit për zyrtarët e lartë rusë.



Lajme të ngjashme