Siri – Regjimi bën shkelje të armëpushimit, 10 të vrarë

Në sulmet e regjimit të Esadit dhe Rusisë ndaj Idlibit, sipas përcaktimeve të para janë vrarë 10 civilë.

1341524
Siri – Regjimi bën shkelje të armëpushimit, 10 të vrarë

Në sulmet e regjimit të Esadit dhe Rusisë ndaj Idlibit, sipas përcaktimeve të para janë vrarë 10 civilë.

Sipas informatave të marra nga observatori opozitarë i avionëve, reaktorët rusë dhe të regjimit kryen sulme ajrore ndaj nënprefekturës Maratinuman, qytezës Keferruma dhe fshatrave Marshurin, Dejr Sharki, Masaran, Tel-Menis si dhe ndaj qendrës së nënprefekturës Eriha.

Bëhet e ditur se në sulmet ndaj një tregu në Eriha janë vrarë 7 civilë.

Në dy sulmet e regjimit në qendër të Idlib, sipas përcaktimeve të para, 10 civilë u vranë dhe u plagosën shumë civilë të tjerë.

Pavarësisht armëpushimit të shpallur me nismën e Rusisë dhe Turqisë, forcat e regjimit me të shtëna të herë pas hershme me artileri edhe më herët kanë bërë shkelje të armëpushimit.   

Sidoqoftë, shkeljet në fjalë janë sulmet e para ajrore pas shpalljes së armëpushimit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se armëpushimi në Idlib të Sirisë ka hyrë në fuqi prej datës 9 janar në orën 14.00 sipas orës lokale.

Mirëpo regjimi dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani vazhdonin me sulme tokësore.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se gjatë samitit mes Presidentëve Erdogan dhe Putin në Stamboll vendosën të shpallet armëpushimi në Libi dhe Siri. Armëpushimet hynë në fuqi më 12 janar në orën 00.01 dhe përveç disa ngjarjeve të vogla situata në përgjithësi ishte vlerësuar si e qetë.

 


Lajme të ngjashme