Forcat e Haftarit filluan sulmet me raketa ndaj kryeqytetit Tripoli

Zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, tha se militantët e Haftarit qëlluan me raketa vendbanimet civile në Ramle dhe Salahaddin.

1341292
Forcat e Haftarit filluan sulmet me raketa ndaj kryeqytetit Tripoli

Milicët e lidhur me udhëheqësin e forcave të armatosura jolegjitime në Libi, Halife Haftar, e filluan një sulm me raketa në rajonet Salahaddin dhe Er-Ramle në jug të kryeqytetit, Tripoli.

Mohamed Kununu, zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, tha se militantët e Haftarit qëlluan me raketa vendbanimet civile në Ramle dhe Salahaddin.

Zëdhënësi Kununu tha se mercenarët e Haftarit u dislokuan në këtë zonë dhe kanë bërë fluturime me dronë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbi qiellin e kryeqytetit Tripoli.

Kunun tha se forcat e qeverisë kanë kapacitet t’iu përgjigjen milicëve të Haftarit, ndërsa u bëri thirrje njerëzve që migruan nga rajoni që të mos kthehen në shtëpitë e tyre për sa kohë që vazhdojnë konfliktet.

Marrëveshja e armëpushimit e përgatitur me nismën e përbashkët të Turqisë dhe Rusisë u nënshkrua nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar në fund të bisedimeve të mbajtura ditë më parë në Moskë. Ndërkaq Haftar u largua nga Moska të martën në mëngjes pa e nënshkruar marrëveshjen.

Ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve me seli në qytetin Tobruk, Akile Salih, përkrahës i Haftarit, mbrëmë deklaroi se “armëpushimi mori fund dhe se lufta do të vazhdojë”.

 


Lajme të ngjashme