Trump kërcënon me sanksione Irakun nëse dëbohen trupat amerikane nga ky vend

“Nëse ata duan që ne të dalim nga vendi dhe këtë nuk e bëjnë në mënyrë miqësore, do të vendosim sanksione të rënda që nuk i kanë parë kurrë më parë", deklaroi Presidenti amerikan, Donald Trump.

1335163
Trump kërcënon me sanksione Irakun nëse dëbohen trupat amerikane nga ky vend

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi ndaj vendimit të Parlamentit irakian, i cili kërkon largimin e trupave amerikane nga vendi.

“Nëse ata duan që ne të dalim nga vendi dhe këtë nuk e bëjnë në mënyrë miqësore, do të vendosim sanksione të rënda që nuk i kanë parë kurrë më parë. Sanksionet e zbatuara ndaj Iranit mbeten të buta ndaj këtyre”, deklaroi Trump.

Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroplan gjatë kthimit nga Florida.

Presidenti Trump në lidhje me tërheqjen nga Iraku tha: “Aty kemi ndërtuar një bazë gjigante shumë të shtrenjtë, kostoja e së cilës arrin në miliarda dollarë. Kjo bazë u ndërtua shumë para mandatit tim. Ne nuk do të dalim për deri sa nuk na i paguajnë shpenzimet tona”.

Trump, i cili kërcënoi udhëheqjen irakiane tha: “Nëse ata duan që ne të dalim nga vendi dhe këtë nuk e bëjnë në mënyrë miqësore, do të vendosim sanksione të rënda që nuk i kanë parë kurrë më parë. Sanksionet e zbatuara ndaj Iranit mbeten të buta ndaj këtyre”.

Në përgjigje të pyetjes për postimin e tij për përzgjedhjen e 52 objektivave, përfshirë edhe disa objekte kulturore iraniane, Trump tha: “Ata lejohen të vrasin popullin tonë, të torturojnë dhe gjymtojnë njerëzit tanë, atyre u lejohet të vendosin bomba në anë të rrugës dhe të vrasin njerëzit tanë, por neve nuk na lejohet t’i prekim fushat e tyre kulturore. Kjo nuk bën kështu”.

Presidenti amerikan gjithashtu deklaroi që nëse Irani kundërpërgjigjet për atentatin ndaj gjeneralit Qasem Soleimani, Komandantit të Forcës Jerusalemi të Gardës Revolucionare të Iranit, përgjigjja ndaj kësaj do të jetë shumë e madhe.

Presidenti Trump për Soleimanin ndër të tjera tha se “Sidomos në 18 muajt e fundit ai e kishte udhëhequr vendin e tij në një rrugë shumë të rrezikshme.”

 


Lajme të ngjashme