Rusia: Sulmi amerikan ndaj gjeneralit iranian “hap aventuresk” që do të rrisë tensionin

Rusia i përcjell ngushëllimet popullit iranian për vrasjen e Kasim Sulejman në Bagdad të Irakut nga forcat amerikane.

1334175
Rusia: Sulmi amerikan ndaj gjeneralit iranian “hap aventuresk” që do të rrisë tensionin

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë vrasjen e Komandantit të Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralit Kasim Sulejmani në sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se e shohin si një “hap aventuresk”, që do të rrisë tensionin në rang rajonal.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në median ruse, popullit iranian iu përcollën ngushëllimet për vrasjen e Sulejmanit.

“Vrasjen e Sulejmanit me një sulm me raketë në Bagdad (kryeqytetin e Irakut) nga ana e Amerikës e konsiderojmë si një “hap aventuresk”, që do të rrisë tensionin në rang rajonal”, shkruhej në deklaratë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) deklaroi se gjenerali Kasim Sulejmani (Qasem Soleimani), komandantt i Forcës Jerusalemi (Al-Quds), pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, dhe zëvendëskryetari i Hashdi Shabi, Ebu Mehdi el-Muhendis (Abu Mahdi al-Muhandis) u vranë në sulmin e ndërmarrë në aeroportin e Bagdadit.

 


Lajme të ngjashme