Përkeqësohet gjendja shëndetësore e të burgosurit palestinez në grevë urie në burgun izraelit

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e të burgosurit palestinez, Ahmed Zehran, i cili bën grevë urie prej afërsisht 3 muajsh në burgjet izraelite.

1332355
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e të burgosurit palestinez në grevë urie në burgun izraelit

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e të burgosurit palestinez, Ahmed Zehran, i cili bën grevë urie prej afërsisht 3 muajsh në burgjet izraelite.

Vëllai i të palestinezit të burgosur, Ali Zehran u shpreh se gjendja shëndetësore e vëllait të tij, për shkak se vazhdon grevën e urisë dhe drejtoria e burgut izraelit vazhdon të qëndrojë indiferente, është shumë kritike.  

Zehran tha se për shkak se Izraeli ka refuzuar kërkesën e Gjysmëhënës së Kuqe dhe Delegacionit të Robërve dhe të Liruarve Palestinezë për të vëzhguar gjendjen e të burgosurit në fjalë, prej dy javësh nuk kanë marrë asnjë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të vëllait të tij. Ai bëri të ditur se Ahmed Zehran, që vazhdon grevën e urisë prej afërsisht 3 muajsh është dobësuar 30 kilogram, ndihet i pafuqishëm dhe ka dhimbje koke dhe në kyçe.

Zehran bëri të ditur gjithashtu se Izraeli ndjek politika zvarritëse dhe bën presion ndaj gjyqtarëve për të mos arritur në vendim në gjyqin e vëllait të tij.

Izraeli kishte ndaluar Ahmet Zehranin në muajin mars dhe kishte vendosur burgosjen administrative 4-mujore.

Autoritetet e kishin ripërsëritur këtë vendimin edhe 2 herë të tjera, të fundit më 10 nëntor. Pas kësaj Ahmet Zehrani filloi grevën e urisë.  



Lajme të ngjashme