Gjermani – Protesta para kanalit televiziv shtetëror “ARD” kundër shpifjeve ndaj Ataturkut

Kanali televiziv shtetëror gjerman “ARD”, i cili bëri një transmetim të shëmtuar kundër Gazi Mustafa Kemal Ataturkut, u protestua në qytetin Këln.

Gjermani – Protesta para kanalit televiziv shtetëror “ARD” kundër shpifjeve ndaj Ataturkut

Kanali televiziv shtetëror gjerman “ARD”, i cili bëri një transmetim të shëmtuar kundër Gazi Mustafa Kemal Ataturkut, u protestua në qytetin Këln.

Afërsisht 100 persona të mbledhur para studiove qendrore të kanalit “ARD” në lagjen AppellhofplatzKëlnit, lexuan një komunikatë për shtyp me të cilin shprehën reagimin e tyre kundër programit dokumentar të transmetuar në ekranet e këtij kanali.

Protesta, ku manifestuesit shpalosën një flamur gjigant turk dhe një fotografi të Ataturkut, filloi me këndimin e himnit kombëtar turk.

Alper Inci, i cili lexoi komunikatën për shtyp në emër të 12 shoqatave dhe organizatave joqeveritare, u bëri thirrje të gjithëve të jenë realist dhe logjikë kundër fushatave të sulmit ndaj Ataturkut, ndërsa shprehu besimin tek ndërgjegjja e popullit gjerman.

“Krahasimi i Republikës së Re të Turqisë me diktaturën e Hitlerit është një shpifje e turpshme. Republika e Turqisë është një Republikë që si bazë ka lirinë, barazinë dhe vëllazërinë”, bëri të ditur Inci.

“Pretendimet se Ataturku ka bashkëpunuar me regjimin nazist, janë produkt i një mentaliteti separatist, i cili shtrembëron të vërtetat”, bëri të ditur Inci, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në kundërshtim me këto pretendime Turqia u ofroi intelektualeve si Ernst Reuter, Ernst Hirsch, Erich Auerbach e Bruno Tuat strehim dhe një jetë në mirëqenie dhe liri. Intelektualët në fjalë dhe shumë të tjerë kanë shpëtuar nga torturat, represaliet dhe vdekja e Gjermanisë naziste dhe i kanë ushqyer idetë e tyre intelektuale në Republikën e Turqisë”.



Lajme të ngjashme