Stoltenberg: Po punojmë mbi kushtin e Erdoganit për YPG

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Londër tha se janë duke punuar mbi kushtin e Presidentit Erdogan për njohjen e YPG-së si organizatë terroriste.

1317356
Stoltenberg: Po punojmë mbi kushtin e Erdoganit për YPG

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në hyrje të Samitit të Liderëve të NATO-s, që mbahet sot në Londër të Anglisë.

Lidhur me propozimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për ta njohur YPG-në [derivati sirian i organizatës separatiste terroriste PKK] si organizatë terroriste si kusht për miratimin e planit mbrojtës të NATO-s, që përfshin vendet baltike dhe Poloninë, Stoltenberg bëri këtë vlerësim:

“Bisedova me Presidentin Erdoan, po punojmë mbi këtë çështje”.

Duke e përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macroni, e cili e ka quajtur NATO-n një ‘tru i vdekur’, sekretari i Aleancës tha se kjo deklaratë nuk qëndron, nuk është e drejtë.

Nuk ekziston diçka e tillë, NATO ka një strukturë mjaft fleksibële”, u tha Stoltenberg gazetarëve.



Lajme të ngjashme