Siri - YPG/PKK-ja i vuri zjarrin një kampi të refugjatëve në Deir-u zor

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK i vuri zjarrin kampit, ku ishin të strehuar 200 familje në afërsi të fshatit Xhizre Elbuhamit në zonën rurale të Deir-u zor.

Siri - YPG/PKK-ja i vuri zjarrin një kampi të refugjatëve në Deir-u zor

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK dogji një kamp të refugjatëve të okupuar në provincën siriane të Deir-u Zor.

Sipas burimeve lokale, YPG/PKK i vuri zjarrin kampit, ku ishin të strehuar 200 familje në afërsi të fshatit Xhizre Elbuhamit në zonën rurale të Deir-u zor.

Organizata terroriste YPG/PKK, e cila u mësua të hakmerret për vdekjen e një anëtari të organizatës, kërcënoi të djeg edhe kampin me 300 çadra që ndodhet në afërsi.

Kampi ishte i banuar nga personat e ikur nga Deir-u zor i kontrolluar nga regjimi i Esadit. Mësohet se pas zjarrit të strehuarit në kamp u larguan në fshatrat përreth.

Terroristët e YPG/PKK-së edhe më herët i vunë zjarrin kampeve të refugjatëve të okupuara dhe fushave bujqësore të civilëve.

 


Lajme të ngjashme