Esper shprehet për prezencën ushtarake amerikane në verilindje të Sirisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lënë 500-600 ushtarë në verilindje të Sirisë.

1306505
Esper shprehet për prezencën ushtarake amerikane në verilindje të Sirisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lënë 500-600 ushtarë në verilindje të Sirisë.  

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, në deklaratën e bërë parapara se të shkojë në Korenë e Jugut, në kuadër të turit të Azisë, tha se vazhdon procesi i nxjerrjes së ushtarëve amerikanë nga verilindja e Sirisë. “Në fund atje do të kemi 500-600 ushtarë”, u shpreh Esper.

Kurse pyetjes nëse 200 trupat amerikane të dislokuara në bazën El Tanf, në kufirin me Irakun dhe Jordaninë janë të përfshira apo jo në këtë shifër, sekretari amerikan iu përgjigj duke thënë se shifra e sipërpërmendur ka të bëjë vetëm me verilindjen e Sirisë.

Një pyetjeje tjetër ai iu përgjigj duke thënë se do të vazhdojë mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për YPG/PKK-në në rajon dhe shtoi se prezenca e ushtarëve amerikanë në Siri mund të ndryshojë në rast të përforcimit të vendeve aleate, veçanërisht Evropës.  

 


Lajme të ngjashme