Koalicioni ndërkombëtar tërhiqet nga Menbixhi i Sirisë

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka njoftuar se trupat e tij janë larguar nga Menbixhi në Siri.

Koalicioni ndërkombëtar tërhiqet nga Menbixhi i Sirisë

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka njoftuar se trupat e tij janë larguar nga Menbixhi në Siri.

Koloneli Myles B. Caggins, zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër organizatës terroriste DAESH e udhëhequr nga ShBA-të, njoftoi se forcat e koalicionit janë tërhequr nga Menbixhi.

Në deklaratën e bërë në llogarinë zyrtare në Twitter, zëdhënësi Caggins tha se “Forcat e koalicionit janë angazhuar në tërheqjen e vetëdijshme nga Siria verilindore. U larguam nga Menbixhi”.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha më herët se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të tërhiqin rreth një mijë trupa nga veriu i Sirisë.

 


Lajme të ngjashme