Siri – 2 të vrarë dhe 4 të plagosur në sulmet e regjimit të Esadit në Idlib

Në sulmet tokësore që regjimi i Beshar Esadit ndërmori ndaj vendbanimeve në Zonën e Çtensionimit në Idlib të Sirisë u vranë 2 dhe u plagosën 4 civilë.

Siri – 2 të vrarë dhe 4 të plagosur në sulmet e regjimit të Esadit në Idlib

Në sulmet tokësore që regjimi i Beshar Esadit ndërmori ndaj vendbanimeve në Zonën e Çtensionimit në Idlib të Sirisë u vranë 2 dhe u plagosën 4 civilë.

Regjimi i Esadit prej mëngjesit e këtej po kryen sulme tokësore ndaj fshatrave Maarethirme, Al-Brnas dhe Baarbo të Idlibit, ndërsa fshatin Kebbine në zonën rurale në veriperëndim të Latakijes është duke e sulmuar nga ajri me bomba fuçi.

Regjimi dhe aleatët e tij kohëve të fundit kanë intensifikuar sulmet ndaj fshatit Kebbine. Në këtë mënyrë, regjimi synon të fitojë epërsi në kryqëzimin Hama-Idlib-Latakije dhe të vë në kontroll malin Turkmendag.

Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile, regjimi i Esadit në fshatin Al-Brnas të Idlibit sulmoi punëtorët që punonin në mbledhjen e ullirit.

Në këtë sulm humbën jetën 2 dhe u plagosën 4 civilë.

Prej nënshkrimit të marrëveshjes mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 e këtej, nga sulmet e regjimit dhe Rusisë të kryera në Zonën e Çtensionimit në Idlib janë vrarë mbi 1 mijë e 300 civilë.

Numri i të zhvendosurve nga zonat ndaj të cilave ndërmerren sulme intensive për në zonat relativisht të qeta, posaçërisht në zonat në afërsi të kufirit të Turqisë, arriti në 1 milion e 42 mijë.

 


Lajme të ngjashme