Lavrov: Turqia ka të drejtë për çështjen e zonës së sigurt në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov lidhur me zonën e sigurt, që planifikohet të krijohet në veri të Sirisë tha se Turqia ka shumë të drejtë.

Lavrov: Turqia ka të drejtë për çështjen e zonës së sigurt në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov lidhur me zonën e sigurt, që planifikohet të krijohet në veri të Sirisë tha se Turqia ka shumë të drejtë.

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për punimet e sesionit të 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Lavrov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Pyetjes në lidhje me negociatat ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zonën e sigurt, që planifikohet të krijohet në veri të Sirisë, Lavrov iu përgjigj duke thënë: “Ankaraja ka shumë të drejtë në kërkesën e saj, sepse ajo përjeton probleme për shkak të terroristëve që infiltrohen nga rajonet, që sot janë nën kontrollin e Amerikës".

Ministri Lavrov tha gjithashtu se për shkak se bëhet fjalë për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Sirisë se ata nuk janë "indiferentë" ndaj çështjes së zonës së sigurt dhe ndër të tjera shtoi: “Amerikanët po përdorin kurdët në rajon” dhe “janë hedhur hapa konkretë për të formuar organet e vetë qeverisjes".

Kurse për mosdhënien e vizave ndaj disa diplomatëve rusë nga ana e Amerikës, persona këta që do të merrnin pjesë në bisedimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Lavrov theksoi se Moska do të kundërpërgjigjet duke hedhur hapat e nevojshme.

 


Lajme të ngjashme