Muhamed Bin Selman merr përsipër përgjegjësitë për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman bëri të ditur se ai mori përsipër përgjegjësinë për rastin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll.

Muhamed Bin Selman merr përsipër përgjegjësitë për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman mori përsipër përgjegjësinë për rastin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll.

Deklaratat e Princit Muhamed Bin Selman për vrasjen e Khashoggit të bëra Martin Smithit, produktorit të programit “Frontline” të kanalit televiziv amerikan “PBS” gjatë një gare të makinave elektrike të organizuar në dhjetor 2018 në Riad, zënë vend në fragmentet e promovimit të programit që do të transmetohet më 1 tetor.

Në promovim thuhej se Bin Selman për herë të parë iu përgjigj pyetjeve në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi në një intervistë, ndërsa pjesët e dialogut të Princit të Kurorës me gazetarin Smith u shfaqën në ekran pa përdorur imazhin dhe zërin e Bin Selmanit.

Në fragment Smith thotë se “Unë e pyeta për rolin e tij në vrasjen e Khashoggit, ndërsa ai u përgjigj duke thënë se ‘kjo ngjarje ndodhi nën përgjegjësinë time. Unë e marrë përsipër përgjegjësinë e plotë, sepse kjo ndodhi nën përgjegjësinë time”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes së Smithit se “Si mund të ndodhë një gjë e tillë pa dijeninë tuaj?”, Bin Selman tha se “Në Arabinë Saudite jetojnë 20 milionë banorë. Këtu janë 3 milionë punonjës shtetëror”.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes se “A mund ata të marrin një nga aeroplanët tuaj?”, Bin Selman tha se “Ka zyrtarë, ministra që ndjekin punën time dhe është përgjegjësia e tyre. Ata janë të autorizuar ta bëjnë këtë”.

Khashoggi u vra më 2 tetor 2018 në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas raportit me 101 faqe të publikuar në muajin qershor të këtij viti nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Arabia Saudite është përgjegjëse për vrasjen e qëllimshme dhe të paramenduar të Jamal Khashoggit.   

Në këtë raport theksohet se ka prova të besueshme për hetimin e zyrtarëve të lartë duke përfshirë edhe princin trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman.

Gjithashtu në raport tërhiqet vëmendja se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duhet të fillojë një hetim penal plotësues për vrasjen brutale të gazetarit saudit, kurse raporti thotë se masat ndëshkimore duhet përfshijnë po ashtu Princin Trashëgimtar të fronit saudit dhe pasuritë e tij personale jashtë shtetit.

 


Lajme të ngjashme