Shefi i OKB-së njofton krijimin e Komitetit Kushtetues të Sirisë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi të hënën formimin e një organi që do të shkruajë kushtetutën e re të Sirisë pas më shumë se tetë viteve luftë.

Shefi i OKB-së njofton krijimin e Komitetit Kushtetues të Sirisë

Në deklaratën për gazetarët në selinë e OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se regjimi dhe opozitarët në Siri kishin rënë dakord për krijimin e Komitetit të Kushtetutës.

Një komitet i besueshëm, i ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës do të mblidhet javët e ardhshme në Gjenevë të Zvicrës nën mbikëqyrjen e OKB-së, sqaroi shefi i OKB-së gjatë Asamblesë së 74-ët të Përgjithshme në Nju-Jork, ndërsa theksoi se Komiteti i Kushtetutës duhet të jetë pikënisja e procesit politik (në Siri).

Me krijimin e komitetit tani duhet kemi veprime konkrete,- nënvizoi Guterres dhe falënderoi Turqinë, Rusinë dhe Iranin për kontributin në proces.

 


Lajme të ngjashme