Egjipt - Protesta kundër Sisit në shumë sheshe të Kajros

Në disa sheshe të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro për herë të parë u zhvilluan protesta kundër Presidentit Abdulfettah es-Sisi.

Egjipt - Protesta kundër Sisit në shumë sheshe të Kajros

Në disa sheshe të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro për herë të parë u zhvilluan protesta kundër Presidentit Abdulfettah es-Sisi.  

Egjiptianët e mbledhur në disa sheshe, përfshi edhe sheshin “Tahrir”, hodhën slogane kundër Sisit.

Në median sociale dhe kanalet televizive opozitare që bëjnë transmetime nga jashtë shtetit u postuan video nga protestat e zhvilluara.

Në burimet në fjalë bëhet e ditur se disa protestues janë arrestuar, veçanërisht në sheshin “Tahrir”.

Edhe etiketa hashtag “Sheshi Tahrir” në postimet në median sociale Twitter për protestat, hyri ndër etiketa më të postuara.  

Përdoruesit e Twitterit në etiketat në fjalë përdorën shprehje kundër Sisit.

Kurse në median lokale u theksua se forcat e sigurisë arrestuan djalin e ish-Kryetarit të Këshillit Popullor të Egjiptit, Ziya Saad el-Ketatini.  

Protesta u zhvilluan edhe në Kajro, Aleksandri, Sharkiye, Dumyat dhe Suvejsh pas ndeshjeve të futbollit ndërmjet skuadrave Ehli dhe Zemalik të vlefshme për superkupën.

Rreth 300 protestues hynë për një kohë të shkurtër në sheshin “Tahrir” në kryeqytetin Kajro, që është kthyer në simbolin e revolucionit të 25 janarit në Egjipt, dhe hodhën slogane kundër qeverisë.

Ndërmjet protestuesve, që pas ndërhyrjes së policisë u shpërndanë nëpër rrugicat që të çojnë në shesh, dhe forcave të sigurisë pati përplasje. Në disa rrugica forcat e sigurisë përdorën bomba gazi lotsjellës dhe disa protestues u arrestuan.   



Lajme të ngjashme