Netanyahu premton aneksimin Izraelit të qytetit palestinez Al-Halil

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri një premtim të ri për të marrë votën e votuesve para zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen të martën.

Në një reportazh të dhënë për radion e Izraelit, Netanyahu tha që nëse fiton në zgjedhje dhe formon qeverinë e koalicionit do t’i aneksoi Izraelit qytetin Al-Halil që ndodhet në Bregun Perëndimor.

Duke premtuar se Izraelit do t’i aneksojë edhe vendbanimet e paligjshme çifute që ndodhen në Bregun Perëndimor dhe Luginën e Jordanisë, deklarata e Netanyahut për qytetin Al-Halil u vlerësua si investim në zgjedhje.

Në fjalën e mbajtur gjatë vizitës në qytetin Al-Halil më 4 shtator, Netanyahu ka thënë se “Ne nuk do ta largojmë askënd (kolonët hebrenj) nga këtu. Nuk jemi të huajt e Al-Halilit dhe këtu do të mbetemi përgjithmonë”.

Rreth 400 kolonë hebrenj jetojnë në zonën e Qytetit të Vjetër të Al-Halilit. Ata mbrohen nga 1.500 ushtarë izraelitë.

Lajme të ngjashme